Aksidentoi për vdekje efektivin
e policisë, në gjyq Edmir Koleci

Aksidentoi për vdekje efektivin<br />e policisë, në gjyq Edmir Koleci
TIRANE- Edmir Koleci, njeriu që aksidentoi dy efektivë policie në kryeqëzimin e Kamzës, ku njëri prej tyre Selman Lena ka gjetur vdekjen, është dërguar në gjykatë nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen. Bashkë me të gjykatë ka përfunduar dhe Skënder Sylaj për përkrahje të autorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në muajin maj 2013, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Instituti i Kamzës. Fillimisht çështja është hetuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi ka mbetur i vdekur efektivi i policisë Selman Lena dhe është plagosur rëndë, kolegu i tij Preng Lleshi.

Mirëpo pas marrjes së dëshmisë së të akuzuarit Edmir Koleci, ky i fundit ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të vriste policët, por gjithçka ka qënë aksidentale, pasi makina tip BMËX6, i ka dalë nga kontrolli si rezultat i dehjes nga alkooli. Edhe ekspertiza arriti në konkluzjonin se ngjarja ka qënë aksident dhe aspak e qëllimshme. Në këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka shpallur moskopetencën dhe çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës. Sipas kërkesës së prokurorisë Preng Lleshi dhe Selman Lena, kanë qenë pjesë e postbllokut të policisë të caktuar në këtë vend për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Selman Lena dhe Preng Lleshi kanë qenë brenda konave që gjenden pas tabelës “Ndal Policia”. Në këtë moment, një makinë tip BMË X6 është futur në parakalim, dhe ka përplasur punonjësin e policisë Preng Lleshi dhe Selman Lena,duke lënë të vdekur në vend këtë të fundit.
 
Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit