Aksidentoi për vdekje Esmeralda
Uruçin, dënohet me 2 vjet burg

TIRANE-  Dy vjet burg për Artan Kotarjan, i cili në dhjetor të 2011 aksidentoi për vdekjen ish ministren e Kulturës Esmeralda Uruçi. Gjykata e Tiranës shpalli sot fajtor Artan Kotarja për akuzën e shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen”.

Kotarja gjykohet në gjendje të lirë, dhe ka qenë i pranishëm në seancën e sotme gjyqësore. Vendimi do të apelohet në gjykatën e Apelit, dhe më pas nëse gjykata vendos të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë atëherë do të ekzekutohet arrestimi i tij.

Aksidenti
Shtetasi Artan Kotarja aksidentoi në dhjetor të vitit 2011 ish-ministren e Kulturës Esmeralda Uruçi, në kilometrin e 12 të autostradës Tiranë-Durrës. Më 24 maj 2012 u mor si I pandehur nën akuzën për shkelje te rregullave të qarkullimit rrugorë dhe largim nga vendi i aksidentit, duke u mbështetur në nenin 290/1 dhe nenin 273. Pas aksidentit të kryer duke goditur çiftin Uruçi, shtetasi Artan Kotarja u la i lirë vetëm 3 ditë më pas. Në 21 dhjetor të vitit 2011 gjykata vendosi të linte të lirë shtetasin. Ish-ministrja Uruçi u nda nga jeta në spitalin Nënë Tereza në Tiranë vetëm pak muaj pas aksidentit të ndodhur, saktësisht më 21 Mars të vitit 2012, tre muaj pas lirimit nga masa e arrestit të autorit të ngjarjes Artan Kotarja.
(Ne foto pamje nga makina e aksidentuar)
(sg/shqiptarja.com)

Për shkak të komplikacioneve, Esmeralda Uruçi u transferua për mjekim të specializuar në Vjenë të Austrisë e më pas u kthye në Tiranë ku u mbajt nën kujdesin e mjekëve deri në momentin e fundit.
(redaksia online, sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor