Aksidenti i ndodhur ditën e djeshme në rrugën e Rinasit ka përfunduar me një viktimë, duke i marrë jetën 75-vjeçarit M.H. Drejtuesja e mjetit G.S., 46 vjeçe, përplasi këmbësorin M. H., 75 vjeç. Ai u dërgua me plagë të rënda në spital por nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë.
Aksidenti tragjik ndodhi te kthesa e Laknasit, ndërsa policia arrestoi 46-vjeçaren.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme
Komento