Aksidentoi policët, ndryshon akuza
mbetet në burg Edmir Koleci

Aksidentoi policët, ndryshon akuza<br />mbetet në burg Edmir Koleci
TIRANE- Edmir Koleci del për herë të dytë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ku dhe pas kërkesës së avokatit mbrojtës për ta lënë atë në arrest shtëpie, autori i dyshuar për ngjarjen tragjike ku mbeti i vdekur një polic dhe një tjetër u plagos rëndë do të qëndrojë sërish në burg.
 
Koleci doli para togave të zeza të Gjykatës së Rrethit Tiranë, pasi nga hetimet e kryera Prokuroria ndryshoi për të akuzën, nga “vrasje në rrethana cilësuese” në “vdekje si pasojë e aksidentit automobilistik”.
 
Ku pas këtyre ndryshimeve në akuzë për Edmir Kolecin, avokati i tij kërkoi masë sigurie “arrest në shtëpi”, ç’ka s’u pranua nga Gjykata.
 
Nga aksidenti tragjik i 4 majit të këtij viti, mbeti i vdekur polici Selman Lena, i cili u shpall “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa ende me pasoja nga dëmtimet e marra vazhdon të jetë kolegu i tij Preng Lleshi.
 
Pas ndryshimeve nga organi i akuzës, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli “mos kompetencë të çështjes” duke ia kaluar Gjykatës së Tiranës, nga ku pritet që në shtator të rinisë për Kolecin gjykimi në themel.
 
Edmir Koleci pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes, duke tentuar t’i fshihej policisë, ndërsa u arrestua në “Katër Rrrugët e Shijakut” në tentativë arratisje.
edmir koleci

edmir koleci
(Në foto: Edmir Koleci në seancën e sotme gjyqësore)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës