TIRANË - Ekstradohet sot pasdite nga Roma shtetasi shqiptar, Sadik Shpend Sylisufaj, 27 vjeç nga Tropoja.
 
Kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me një vendim të tre vjet e gjysmë më parë e ka dënuar Sadik Sylisufaj me 3 vjet e 6 muaj burg.

Kjo pasi në fshatin Gri, Sylisufaj, duke udhëtuar me automjetin me targa TR0513E, ka aksidentuar automjetin me targa 547KS182 që drejtohej nga shtetasi Eljon N.. Gjatë këqyrjes së automjetit të Sadik Sylisufaj është gjetur një granatë dore.

Ekstradimi u krye nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën.
 
Po falë këtij bashkëpunimi më datën 13.11.2013, në Bari, Itali, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Zija Shaba.

Nё aeroportin “Nёnё Tereza” nё Rinas ky shtetas i ёshtё dorëzuar pёrfaqёsuesve tё Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Burgjeve.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)