Aksion anti-informalitet në Ksamil/ PD: Lëvizje politike, bëjnë xhiro përditë nëpër biznese (VIDEO)

KSAMIL- Pas aksionit të Policisë së Shtetit në Ksamil ku janë liruar 4000 m2 plazh që ishin zaptuar nga lokalet private, ka ardhur edhe një reagim nga PD. Me anë të ish-deputetes, Nada Mecorapaj, PD ngre pretendime se ndërhyrja e Policisë në Bizneset në Ksamil është politike. Sipas ish-deputetes AKU, Tatimorja dhe Krimi Ekonomik janë çdo ditë në aksion dhe sipas sajë kjo nuk është një lëvizje e gabuar për shkak se është kulmi i sezonit turistik.

Reagimi i plotë i Mecorapajt:

 "Rreth orë 3:30 në mëngjes shumë forca policia, rreth 200, kanë rrethuar biznesin ku jemi duke ushtruar dhunë, është e paprecedente që në mes të sezonit turistik të dhunohet ky biznes, që i ka paguar të gjitha detyrimet dhe taksat. Edi Rama dhe jo vetëm nga veriu në jug është duke ushtruar skemë korruptive. Është e turpshme t'u kthehen krahët qytetarëve të tu. Janë shumë biznese që u ka shkuar policia për t'i zbrazur. Duke mos treguar dokumenta por vetëm forcën me urdhra nga lartë. Po përdorin skemë politike duke diskriminuar biznesin. Po bëjnë dëme tek bizneset që aderojnë PD. Biznesi ofron shërbim dhe është e paprecedentë që një kryeministër të dhunojnë pronën e tyre. I gjithë Ksamili është i tronditur për këtë aksion. Tatimorët, AKU, krimi ekonomik, bëjnë xhiro përditë këtu në çdo biznes. Njerëzit duhet të lihen të jetojnë. Rama nuk e njeh ligjin. Biznesi është forca e ekonomisë. 80% e biznesit është i rrezikuar nga Rama." ka thënë  ish-deputetja e PD Nada Mecorapaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 03/08/2019 05:46

    Ku i kane gjetur keto ish deputete?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Opozita marshim protestë në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen

Opozita marshim protestë në Shkodër/ Report Tv sjell pamjet me dron, shikoni pjesëmarrjen