ITALI - Policia italiane në Cesenatico ka përfunduar një operacion të madh të antidrogës, në shënjestër të së cilës ka qenë një bandë shqiptare e strukturuar në shitjen e kokainës në të gjithë bregdetin e vendit fqinj.
5 është numri i shqiptarëve të arrestuar ndërsa mësohet se Gjykata ka vendosur edhe detyrim paraqitje për një grua.
Mësohet se shqiptarët e arrestuar janë furnizuesit e drogës Bledian Topi, 33 vjeç dhe Migel Myrto, 28 vjeç. Ndërkohë që nën akuzën e shpërndarësve të drogës kanë rënë në pranga Ylli Breti, Fatmir Nika, 35 vjeç dhe Ervin Gjalma, 29 vjeç.
Ndërsa gruaja për të cilën është vendosur detyrim paraqitje, një 48-vjeçare emri i së cilës nuk dihet, punonte në banesën e Fatmir Nikës dhe Ervin Gjalmës për përgatitjen e drogës.

(Në foto: 5 shqiptarët e arrestuar)
Sipas policisë italiane i gjithë hetimi ka nisur pasi është marrë një informacion në rrugë operative për të kontrolluar në banesën e Fatmir Nikës, pasi dyshohej si shpërndarës droge. Hetuesit zbuluan se ai bashkëpunonte me shqiptarin tjetër Ervin Gjalmën.
Gjatë hetimeve policia italiane ra në gjurmët e Bledian Topit dhr Migel Myrtos, të dy të papunë dhe me precedentë penal. I gjithë operacioni ka sjellë edhe sekuestrimin e rreth 10 mijë eurove dhe disa dozave kokainë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com