TIRANE – Policia e kryeqytetit ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në kuadër të një operacioni anti-drogë të zhvilluar sot në Tiranë falë të cilit u bë e mundur që të shmangeshin edhe dy vrasje.
Gjatë aksionit të forcave të rendit, në kuadër të operacionit të emërtuar “Eagle”, është bërë e mundur të sekuestrohet 80 gr kokainë, 5.4 gr heroinë, 2.4 gr kanabis si dhe 3 armë zjarri, 4 automjete e 8 telefona celularë.
Siç u njoftua në një konferencë të shkurtër për shtyp nga Policia e Tiranës, në pranga janë vënë shtetasit Denis Birjami, 35 vjeç, Martin Çela, 28 vjeç, Nevil Lula, 31, Ortjon Gruri, 29, si dhe Alban Gruri, 33 vjeç.
Kjo ndërhyrje ka bërë të mundur edhe parandalimin e dy vrasjeve, të cilat mbetën në fazën e përgatitjes, që të arrestuarit po përgatisnin ndaj një grupi rival.
Policia bëri të ditur se bashkëpunëtorë të personave të arrestuar janë shtetasit Gentian Kau dhe Blerim Qahjai, të arrestuar në Itali në Nëntor 2011, të akuzuar për organizim, drejtim dhe financim të veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve në sasi të konsiderueshme në Tiranë dhe vende të tjera.
Ndërkohë, po hetohet edhe mbi persona të tjerë të implikuar në të njëjtën veprimtari kriminale, shtuan të njëjtat burime.
Blutë e Tiranës shpjeguan se operacioni i sotëm u zhvillua “pas një hetimi për më se 7 muaj” në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcat Speciale “RENEA”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com