Bilanci/ 380 policë 10 qen antidrogë e 2 drone, si u blindua Porti i Durrësit sot gjatë aksionit 'blic'! Shoqërohen 23 persona (VD)

DURRËS- Një aksion 'Blic' është zhvilluar përgjatë ditës së sotme në Portin e Durrësit ku morën pjesë 380 policë të ndihmuar nga dy drone për kontroll nga ajri si dhe 10 qen anti-drogë. Burime për Report Tv bëjne me dije se policia dyshonte se në port kishte prani të lëndëve narkotike, dhe gjatë këtij operacioni janë  shoqëruar 23 persona.

Së fundmi policia ka bërë bilancin përfundimtar të këtij operacioni ku bën të ditur se janë kontrolluar 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda Portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona. Ndër të tjera uniformat blu njoftojnë se u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë.

Në aksion morën pjesë kryesisht forca të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, e të Policisë Kufitare , që ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e Portit në saj të operacionit të koduar “Porti i Pastër”.

Sipas policisë aksionet për plan masash për kontrollin e të gjitha pikave të kalimit kufitar, porteve e aeroportit dhe çdo objekti të rëndësisë së veçantë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në tërësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë publike do të vazhdojnë edhe ditët në vijim.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital apo në numrin 112 duke garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë e të paanshëm.

Në fund të Shtatorit të këtij viti në Portin e Durrësit u kap një sasi prej  317 kilogram kokainë që vinte nga Ekuadori. Droga që në fakt ishte zëvendësuar me oriz nga DEA Amerikane në Greqi, ishte fshehur prenda disa kontenierëve me banane që vinin nga Ekuadori. Aty, ranë në pranga dy pritësit, Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç nga Durres, njëri punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person i tretë, businemen nga Durrësi, Gentian Malindi, 43 vjec, i cili i ka pritur dy të arrestuarit jashtë portit, me një automjet me targa të huaja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lym Keta: 26/10/2019 11:08

    Edhe sa do vazhdoje tallja me delet qe votojne !??? Shiko , nuk ka b..k ...qe nuk di kush i zoteron mjediset e portit , jane emra qe dihen ! Ka dy rruge per te dale nga kjo katastrofe ...e para eshte revolucion dhe e dyta ...O Burra te ikim te gjithe dhe te leme ketu vetem keta legenat !!!

    Përgjigju
  • Arii: 25/10/2019 20:53

    Po Tare pse u largua dje nga posti i drejtorit, apo rastesi. Nuk flet njeri mbi faktin qe e kishin njoftuar per operacionin dhe zullumet e tij

    Përgjigju
  • Goni: 25/10/2019 15:52

    Aman mqafsh mu kur kan kap ndonjehere lende narkotike vet keta pa ja treguar sherbimet e huaja ku e kan fshehur fiks. Madje dhe atehere ja nderrojne me oriz se na njohin mire ca muti eshte ky shtet

    Përgjigju
    • Besua: 25/10/2019 17:11

      Tamem...shtet leshi...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë