Artisti Elton Deda është bërë objekt i një kontrolli të befasishëm në biznesin e tij nga policia. Nëpërmjet një statusi të publikuar në Facebook, Deda u shpreh i revoltuar për mënyrën sesi u bë ky kontroll, pa mandat dhe me procedura të tejzgjatura, duke e 'trajtuar si një klub qe mbijeton me kokaine dhe hashash'.

Në një replikë për një nga komentuesit, Elton Deda shtoi: "Nuk bëj politikë, por jam rob i lirë dhe do i them gjërat siç janë. Sa për uniformat s'kam problem fare, rëndësi ka si respektohet uniforma."
elton deda
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)