Aksion në ‘Bllok’, lirohen
tortuaret, merr fund pushtimi

Aksion në ‘Bllok’, lirohen<br />tortuaret, merr fund pushtimi
TIRANE- Policia bashkiake ka marrë dje një aksion për çlirimin e ambienteve publike në zonën më të populluar në kryeqytet, “Bllokut”. Ky aksion ka përfshirë të gjithë lokalet në këtë zonën të cilët kishin marrë hapësira të mëdha nga trotuaret.
 
Trotuaret e e zonës së “Bllokut” janë spastruar dje nga të gjitha bizneset fitimprurëse, të cilat kishin zënë një pjesë të madhe të hapësirës së tyre. Karrige dhe tavolina të lokaleve që zhvillojnë aktivitetin e tyre buzë trotuarëve, janë zhvendosur plotësisht duke bërë që tashmë trotuari i zonës së “Bllokut” të jetë i lirë për kalimtarët. Edhe çadrat e vendosura në trotuare nga këto biznese, kanë pasur të njejtin fat, duke u hequr për të çliruar hapsirat e zëna dhe që pengonin kalimtarët. Orët e mesditës e kanë gjetur këtë zonë të çliruar edhe nga shitësit ambulantë të cilët zinin një pjesë të  mirë të trotuareve. Kjo nismë është ndërmarrë nga policia bashkiake në vijimësi të punës për çlirimin e hapsirave të përbashkëta publike, për ti kthyer ato në funksion të qytetarëve dhe pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Nga interesimi në Bashkinë e Tiranës mësuam se “për këtë nismë nuk është marrë ndonjë vendim i posaçëm por ka qenë pjesë e punës së përditshme të policisë bashkiake”. Aksioni ka zgjatur disa orë dhe nuk ka pasur asnjë kundërshtim nga ana e pronarëve të lokaleve, të cilët i janë bindur urdhërit të policisë bashkiake për të hequr nga trotuaret të gjitha objektet, pjesë e bizneseve private, të cilët shfrytëzonin hapësirat publike për përfitime ekonomike vetjake. Kjo nismë vjen pas aksionit të ndërmarrë nga Ministria e Mjedisit për eleminimin e zhurmave, aksion i cili është përqëndruar kryesisht në këtë zonë që njihet si ndër më të populluarat dhe më të zhurmshmet në Tiranë. Duket se Bashkia e Tiranës është nxitur nga nismat e vazhdueshme të qeverisë së re, dhe ka marrë spunto për të realizuar këtë aksion në të mirë të qytetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që Bashkia e Tiranës merr një nismë të tillë. Edhe herë të tjera më parë është realizuar aksione të tilla, por vetëm disa ditë më vonë kanë filluar të “mbijnë” sërisht çadrat në trotuaret e Bllokut, duke u kthyer kështu në një ‘oaz’ biznesesh dhe një shqetësim të vazhdueshëm të banorëve përreth dhe jo vetëm. Dita e djeshme ka qenë ndër të vetmet ku trotuari ka qenë krejtësisht i lirë për qytetarët. Prej kohësh banorët kanë vuajtuar mungesën e këtyre hapësirave pasi lokalet që operojnë në këto zonë kishin “pushtuar” pjesën më të madhe të trotuareve, duke e vështirësuar lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë.

Ata që e kanë vuajtur më teper kanë qenë ndoshta nënat me fëmijë të vegjël të cilat e kishin tepër të vështirë në mos të pamundur lëvizjen e karrocave të fëmijëve ,ndërkohë që pjesa më e madhe e trotuareve ishte e zënë. Qytetarët janë ankuar vazhdimisht për këtë problem dhe duket se vetëm dje kanë arritur të gjejnë një zgjidhje të plotë. Ndërkohë, kjo nuk ka qenë e vetmja zonë që e ka vuajtur këtë problematikë, pasi ka ende shumë zona të tjera mbi të cilat duhet të vihet dorë. Nëse kjo është një ndër nismat e radhës e prirur të dështojë, apo do penalizojë këdo që do të injorojë këtë aksion, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.
 
Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri