Aksionet antikanabis, asgjesohen
672 rrënjë, hetohet për kultivuesit

672 rrënjë kanabis asgjesur ditën e djeshme gjatë operacioneve në Berat, Tepelenë dhe Krujë.
 
Policia bën me dije se në Berat është proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Luzaj, 55-vjeçari I.S, ndërkohë që ka shpallur në kërkim 2 persona, A.S, 51 vjeç, F.S, 42 vjeç.
 
Policia bën me dije se po vijon të hetojë për kultivuesit e kanabist në zonat e tjera.
 
Berat, asgjësohen 240 rrënjë bimë narkotike, në kërkim dy persona 
Në Berat më datë 18.08.2015, nga ana e Seksionit për Krimet, filloi proçedimi penal dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit:
1-A.S, 51 vjeç, banues në Berat,
2-F.S, 42 vjeç, banues në  Kuçovë,
3-Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë ndaj kryeplakut të fshatit Luzaj, shtetasit I.S, 55 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
 
Shpallja në kërkim e shtetasve A.S dhe F.S, filloi pasi dyshohen të jenë autorë të 240 rrënjë bimë narkotike Canabis Sativa, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Luzaj.
 
Bimët varjonin nga  2.2 deri 2.9 m të larta.
 
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284/2 i K.Penal
 
Tepelenë, asgjesohen 202 bimë narkotike e llojit cannabis sativa.
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Tepelenë  në vijim të kontrollit të teritorit për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të kultivuara si dhe mbi bazën e informacioneve të  marra në  rrugë  operative kanë  bërë  asgjesimin e 202 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Përroi i Ali Gjinit”, në fshatin “Memaliaj, Tepelenë.
 
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për veprën penale “Kultivimi I bimëve narkotike” të parashikuar nga neni 284 I Kodit Penal.
 
Krujë,  asgjesohen 230 rrënjë narkotike Cannabis Sattiva.
Efektivat e Komisariatit të Policisë Krujë,në vijim të operacioneve antikanabis për evidentimin dhe asgjesimin e kultivimit të bimëve narkotike,më datë 17.08.2015,kanë zhvilluar një tjetër operacion të koduar”Fabrika 2015” dhe konkretisht:
 
Nga një kontroll i ushtruar në të  gjithë  territorin e fshatit Picerrakë,Krujë  u konstatuan:
 
• rreth 230 rrënjë bimë narkotike me lartësi 50-150 cm.
 
Bimët dyshohet të jenë të llojit Cannabis Sattiva,ku u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.
 
Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë,vazhdon puna për dokumentimin e plotë  të  ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës për veprën penale”Kultivimi i bimëve narkotike”parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme

SPAK nxjerr blof Berishën asnjë dosje për Majkon në Prokurorinë e Posaçme