Në vijim të operacioneve speciale, skuadrat e shpëtimit kanë evakuuar 25 familje të tjera, këtë herë nga Ferma e Novoselës.
/Shqiptarja.com
Kreu i kësaj njësie administrative, Kanan Shakaj ka deklaruar se masa janë marrë edhe për shpëtimin e gjësë së gjallë.
Sipas tij, janë rreth 7 mijë krerë bagëti që janë postuar drejt zonave të konsideruara të sigurta, si Mifol, Akerni dhe Frakull.
Ndërkohë, prurjet e lumit që vijnë nga Përmeti e që mund të prekin Fermën e Novoselës janë ngritur mbi 15 cm dhe orët e natës pritet të jenë më të vështirat në çdo aspekt.
G.F. / Shqiptarja.com












