Aksioni i energjisë, 21 të arrestuar
për vjedhje dhe lidhje të paligjshme
Edhe gjatë ditës së sotme, policia në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për vjeljen e pagesave nga abonentët debitorë.
TIRANË - Edhe gjatë ditës së sotme, Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën e përbashkët në të gjithë vendin për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike , evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , por edhe për vjeljen e pagesave nga abonentët debitorë.
Vetëm gjatë ditës së sotme janë arrestuar 21 persona të akuzuar për vjedhjen e energjisë.
Bëhet me dije në të gjithë vendin kanë vepruar 102 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE dhe si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 36 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 36 autorë.
Mësohet se nga këta janë arrestuar 21 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike dhe janë shpallur në kërkim 10 persona pronarë biznesesh, të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre , si dhe ndiqen në gjendje të lirë 5 autorë të tjerë.
Gjithashtu janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 2.202 raste, si dhe janë ndërprerë 1.413 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë. Gjatë ditës së sotme janë kontrolluar 301 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Altin Qato dhe Drejtori i OSHEE Arben Seferi janë shprehur se Policia e Shtetit –OSHEE janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në identifikimin dhe shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme dhe përballjen me ligjin të vjedhësve të energjisë eklektike, si dhe të gjithë ata punonjës të OSHEE që bëhen palë me vjedhësit e energjisë elektrike duke shpërdoruar detyrën për qëllime fitimi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.8%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 3385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndikimi i Trump në Shqipëri, Galdini: Presidenca e tij do u dalë shtrenjtë politikanëve tanë! SPAK do trokasë në dyert e tyre
14 Janar, 22:55
-
Biden pritet të heqë Kubën nga lista e vendeve që mbështesin terrorizmin
14 Janar, 22:35
-
Rama apo Berisha? Cilin politikan besojnë shqiptarët më shumë, sipas sondazhit të Institutit Republikan Amerikan
14 Janar, 22:22
-
Pretendimet territoriale të Trump, Tafani: Është biznesmen dhe nuk e njeh gjeo-politikën! Fitoi simpatinë e republikanëve kur tha se e zgjidh luftën për 24 orë
14 Janar, 22:07
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
'Me ardhjen e Trump, Ukraina do humbasë territore', Galdini: 40% i kalojnë Rusisë, pjesa tjetër në pushtetin e mafies dhe krimit
14 Janar, 21:58
-
Ish-drejtori i Policisë: Si i prishi Sali Berisha, provat e 21 janarit
14 Janar, 21:54
-
Seanca për konfirmimin e kandidatit të zotit Trump, për postin e Sekretarit të Mbrojtjes
14 Janar, 21:43
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Ministri gjerman i mbrojtjes viziton Ukrainën në shenjë përkrahjeje
14 Janar, 21:26
-
Kryeministri i ri i Francës: Do rinegociojmë planin për të rritur moshën e pensionit
14 Janar, 21:15
-
Uashington, masa të rrepta sigurie për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Trump
14 Janar, 21:02