LUSHNJE- INUK vazhdon serinë e prishjeve të ndërtimeve pa leje edhe në këtë fillim jave në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë. Janë me dhjetëra objektet e prishura deri në këto momente nga Inspekoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ku janë liruar disa mijëra katror hapësira publike të zëna padrejtësisht nga individë të cilët kanë ngritur biznese private.
Aksioni i INUK mbështetet nga policia e ndërhyrjes së shpejtë dhe nga policia e Lushnjës dhe sipas burimeve pranë këtij Inspektorati, aksioni do të vijojë deri në prishjen e të gjitha ndërtimeve përgjatë kësaj autostrade dhe në rrethrrotullime, që janë pa dokumente apo që nuk respektojnë distancën e ndërtimit nga rruga.
Pas prishjeve në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, aksioni do të vazhdojë përgjatë autostradës Lushnjë-Fier, ku janë ngritur me dhjetëra objekte në mënyrë të paligjshme.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO