Ndërsa prej ditësh, INUK vazhdon aksionin në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryeministri Edi Rama në një status në rrijetin social Tëitter ka përshëndetur këtë aksion.
 
Shefi i qeverisë shkruan se “operacioni i çlirimit të trotuareve e hapësirave të përbashkëta vijon në ndihmë të qytetarëve që ngrenë zërin”.
 
Gjatë ditës së djeshme aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar u përqendrua në rrugën “Bardhyl” për lirimin e hapësirave publike.
 
Deri tani janë shembur 60 objekte pa leje, ku 30 objekte janë shembur në rrugën “Kongresi i Manastirit”, ndërsa 30 objekte të tjera janë shembur përgjatë “Unazës” që të dërgon në drejtim të rrugës “Hoxha Tahsim”
 
 

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)