TIRANË – OSHEE dhe Policia e Shtetit ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin aksionin kundër vjedhjes së energjisë elektrike. Deri në orën 19:00 të ditës së sotme janë arrestuar 11 persona, të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 7 persona të tjerë, si dhe është ndaluar për shpërdorim detyre 1 faturist, punonjës i OSHEE në Lushnjë.
“Po ashtu, është mbështetur OSHEE në 1.272 raste gjatë ditës së sotme. Janë ndërprerë 556 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonenteve debitorë. Ndërkohe, nga të arrestuarit, 8 prej tyre janë pronarë biznesesh. Policia e Shtetit është e vendosur të mbështesë OSHEE-në deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme të energjisë , duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Aksioni i OSHEE dhe Policisë së Shtetit synon zbatimin në terren të masave të posaçme për ndërprerjen e abuzimeve me energjinë elektrike, duke identifikuar dhe vënë para drejtësisë autorët e lidhjeve të paligjshme të energjisë dhe vjedhjes së energjisë elektrike.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA