Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, kanë vijuar punën në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Sipas policisë, në të gjithë vendin kanë vepruar 94 grupe të përbashkëta me OSHEE, ku janë kryer kontrolle në 922 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 45 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 45 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 8 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike mes tyre edhe ish-drejtori i OSHEE-së në Lushnje Dine Aliaj.
Po ashtu janë shpallur në kërkim 26 persona pronarë biznesesh të cilëve iu është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë në bizneset e tyre, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 11 autorë të tjerë.
Gjatë aksionit janë ndërprerë 636 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentve debitorë, ndërsa janë kontrolluar 91 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Polici e Shtetit dhe OSHEE kanë përsëritur vullnetin e tyre për të vijuar aksionin deri në fund deri në shkëputjen e lidhjes së fundit të paligjshme të energjisë elektrike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com