TIRANE - Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së vijojnë punën e përbashkët për parandalimin e vjedhjeve të energjisë, ku gjatë kësaj jave në të gjithë vendin janë arrestuar 9 persona. Sipas policisë ata akuzohen për veprën penale të “Vjedhjes së energjisë”.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 100 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE si dhe janë kryer kontrolle të përbashkëta në 5 593 raste.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë, ndër ta 2 faturistë dhe 1 elektriçist të OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Po ashtu janë shpallur në kërkim 6 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona , ndër ta 2 Faturistë dhe 1 elektriçist të OSHEE për shpërdorim detyre. Po gjatë kësaj jave janë ndërprerë 3.357 lidhje të abonentëve debitorë dhe 20 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 121 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)