TIRANE - Zëvendëskryeministri Niko Peleshi inspektoi sot nga afër aksionin e OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kundër vjedhjes së energjisë elektrike në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Zëvendëskryeministri bëri një ndalese në aksionin e OSHEE, ku ishin ndërprerë një numër lidhjesh të paligjshme duke çuar dhe në ndalimin e pronarit të njërit prej bizneseve.
Peleshi përshëndeti punonjësit e OSHEE dhe të Policisë së Shtetit për punën e tyre duke deklaruar se aksioni i filluar ditët e fundit nuk ka si synim thjesht ndaljen e vjedhjes për arsye ekonomike e financiare, por edhe vendosjen e barazisë përpara ligjit dhe dhënien fund situatës së paligjshmërisë që ka mbizotëruar në sektorin e energjisë për vite me radhë.
Ai inkurajoi punonjësit që të vazhdojnë punën e tyre duke i siguruar për mbështetjen e qeverisë dhe duke i garantuar se lufta ndaj abuzimit në këtë sektor nuk ka për të ndalur.
“Ky është qellimi ynë, jo vetëm të realizojmë një aksion po edhe të krijojmë një realitet tjeter. Shteti edhe ligji duhet të veprojë barabartë për të gjithë. Sa më shumë vepron pushteti ligjor aq më i shëndetshëm është ekonomia, aq më shumë do të ketë mundësi qeveria, shteti , bashkia, për të realizuar më shumë investime, për të përmirësuar infrastrukturën,për të ndertuar rrugë”. tha Peleshi
Aksioni i OSHEE dhe policisë së shtetit për ndërprejen e energjisë elektrike për të gjithë debitorët dhe vjedhësit e energjisë është shtrirë në të gjithë vendin dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4625
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45