Korçë- Pas aksionit të mbrëmshëm të AKU-së Korçë, ku u sekuestruan rreth 1700 litra pijesh freskuese të skaduara, dy inspektorë u pezulluan.

Dy inspektorët e pezulluar janë Klement Kodra dhe Daut Pepa, pasi një javë më parë kishin shkuar për inspektim në subjektin “Argentil” dhe kishin plotësuar një raport të falsifikuar për plotësim të kushteve dhe respektimin e dokumentacionit.

Marrë shkasë nga shkelja e tyre, AKU ka vendosur masën e pezullimit të dy inspektorëve.