VLORË- Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, brënda dy ditëve ka ushtruar kontrolle në 200 subjekte të ndryshme me qëllim goditjen e veprave penale në fushën e tatim taksave fshehjen e të ardhurave punësim të paligjshëm, informalitetit dhe evazionit fiskal, në të gjithë Qarkun.Nga operacioni i kryer me datë 20.07.2015 – 22.07.2015 janë evidentuar 112 shkelje në të cilat u morën masa administrative
Në 37 prej subjekteve, është marrë masa e Konfiskimit të Mallit, në 75 prej subjekteve, është marrë masa,ProcesVerbal Gjobë. Gjobat e vendosura në 32 subjekte, arrijnë vlerën totale monetare deri në 5.865.000 lekë (të reja).
Disa nga mallrat e konfiskuara janë :pije alkoolike, pije freskuese, këpucë, produkte kozmetike, produkte farmaceutike dhe një supermarket. Gjithashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, ka nisur hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, për moskryerjen e detyrës, për mosushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me Ligjin.
Ndërkohë vazhdon operacioni i përbashkët për evidentimin e shkeljeve të tjera dhe marrjen e masave.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com