Aksioni i Tatim-Taksave në Vlorë
Gjoba me vlerë 96 milionë lekë

VLORË - Policia e Vlorës në bashkëpunim me Drejtorinë Tatimore në gjashtë ditë aksion ka gjobitur 126 subjekte të cilave iu gjetën shkelje.
 
Përveç gjobave, ka pasur edhe masë për konfiskim malli. Ndër mallrat e konfiskuara janë konfiskime té ndryshme: pije alkoolike, pije freskuese, produkte farmaceutike, produkte kozmetike, materiale ndërtimi pa leje dhe një supermarket.

 Vazhdon operacioni i përbashkët për evidentimin e shkeljeve të tjera dhe marrjen e masave. Gjithashtu, Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, vazhdon hetimet për punonjësit e organeve tatimorë, për mos kryerjen e detyrës, për mos ushtrimin e kontrollit ndaj këtyre subjekteve, të cilat janë në kundërshtim me ligjin. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti