Tregtarët e tregut industrial në Peshkopi janë të parët që të unifikuar kundërshtojnë aksionin e tatimorëve kundër informalitetit. Ata kanë mbyllur dyqanet dhe kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar këtë aksion që synon pajisjen e tregtarëve me kasa fiskale, dhënien e kuponëve tatimorë për çdo shërbim etj.
Janë rreth 300 tregtarë, të cilët kërkojnë që për momentin të trajtohen si tregtarë ambulantë për shkak të krizës me të cilën përballen.
Ata shtojnë se punojnë vetëm 8 muaj të vitit për shkak të kushteve të motit, ndërsa theksojnë se fuqia blerëse në këtë rreth edhe ndër më të ulëtat në vend.
Protestuesit janë takuar edhe me drejtuesit e bashkisë dhe shtojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh protestat do përshkallëzohen deri në greva urie.
Kryetari i bashkisë, Shukri Xhelili, u ka pohuar tregtareve se do e konsultoje rastin e tyre me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Tregtarët pohojnë se protestat e tyre do vijojnë edhe në ditët pasardhëse.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO