TIRANË - Sekuestrohet në fshatin Urë të Komunës Shëngjergj në Tiranë, një sasi prej 31.4 kilogramë kannabis sativa dhe në pranga është vënë një person. Lajmi është bërë i ditur nga burime të Policisë së Tiranës, paraditen e sotme.
Sipas policisë, efektivët e sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë numër 4, të Policisë së Tiranës, në kuadër të zhvillimit të operacioni policor “Stuhia-2”, është bërë sekuestrimi i 32 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, si dhe arrestimin Enver Maxhaku, 64 vjeç, banues në Shëngjergj, Tiranë.
Gjatë operacionit “Stuhia” dhe hetimeve disa ditore, në ngarkim të arrestuarit është arritur të përcaktohet vendodhja e drogës dhe e autorit, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tij, në fshatin Urë, komuna Shëngjergj Tiranë. Kapja në flagrancë u bë në mesditën e djeshme, në stanin i tij, me vendodhje në Malin e Shtogut. Gjatë zhvillimit të operacionit nuk pati rezistencë nga ana e personit të arrestuar.
Lënda narkotike e llojit kanabis, ishte e kultivuar në pyjet e fshatit Urë të komunës Shëngjergj, dhe vendi ku lënda narkotike u sekuestrua ishte stani i tij. Lënda narkotike ishte e future në tetë thasë, gati për tregun e shitjes (të brendshëm dhe të jashtëm).
Gjithashtu gjatë kontrrollit në ambjentin ku qendronte ky person është gjetur edhe një arme gjahu teke dhe dhjetra fishekë arme gjahu, për të cilat ky shtetas nuk dispononte leje nga organet kompetente.
Sasia e lëndës të dyshuar si narkotike e lartpermendur, u sekuestrua nga Policia dhe pas peshimit rezultoi në total, të jetë e peshës 31kg dhe 450 gr cannabis sattiva me gjithë ambalazhin.
Ndaj shtetasit të sipërcituar u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale “prodhim, shitje të lëndëve narkotike”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com