Policia e Krujës ka zbuluar dhe asagjësuar 623 rrënjë kanabis sativa. Dje u u asgjësua 4 parcela me 263 bimë kanabis sativa, në vendin e quajtur Droje, në afërsi të banesës së shtetasit Besnik Droja. Edhe në fshatin Verjon gjatë kontrolleve u asgjësuan 3 parcela pa pronarë me 360 rrënjë kanabis.

Në komunën Nikel, u gjetën dhe u asgjësuan 3 parcela të tjera me 150 rrënjë kanabis sativa. Policia po punon për kapjen e personave që i kanë mbjellë.