Aksioni ndaj vjedhjes së energjisë
Gjiknuri: Arkëtimet u rritën me 48 %

Aksioni ndaj vjedhjes së energjisë<br />Gjiknuri: Arkëtimet u rritën me 48 %
TIRANE - Muaji i parë i aksionit të OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, ka rritur arkëtimet me 48 përqin, ose përkthyer ndryshe, me 4.38 miliardë lekë. Kjo shifër është  bërë publike nga ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, e cila i referohet krahasimit me nëntorin e një viti më parë.
 
Në një deklaratë për mediat, ministri Gjiknuri tha se niveli i humbjeve ka njohur ulje si asnjëherë më parë, duke shtuar se rimëkëmbja e sektorit elektroenergjetik ka filluar. Sipas tij, mesatarja progresive e humbjeve për periudhën janar-nëntor është 32.8 % dhe rezulton më e ulët se mesatarja e të njëjtës periudhë të vitit 2013, kur kjo shifër llogaritej 48 %.

“Për periudhën janar-nëntor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë arkëtimet janë rritur me 8.2 miliardë lekë, ose e thënë ndryshe me 23.5 %. Qytetarët po e mbështesin në mënyrë masive rivendosjen e disiplinës në sektorin energjetik”, deklaroi Gjiknuri.
 
Ai tha se janë lidhur 16 793 marrëveshje nga ana e qytetarëve dhe konsumatorëve, nga të cilët 7318 janë familjarë dhe kanë përfituar zbritje prej 80 % të kamatëvonesave duke likuiduar plotësisht pjesën tjetër të detyrimit. Po ashtu, ai informoi se këto ditë janë janë lidhur 967 akt-marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste edhe nga familjarë të klasifikuar me ndihmë ekonomike apo konsumator në nevojë.
 
Sakaq, ministri Gjiknuri bëri të ditur se brenda muajit prill të vitit 2015 do të shlyhen të gjitha detyrimet e prapambetura ndaj HEC-eve. 

"Ka filluar këto ditë likujdimi me mbi 1.1 miliard lekë i detyrimeve, i cili do të plotësohet brenda këtij muaji edhe me 2 miliardë lekë të tjera, duke arritur në një shlyerje të borxhit në nivelin mbi 70 për qind. Brenda muajit prill 2015, ky detyrim do të jetë bërë e mundur të shlyhet 100 për qind", tha Gjiknuri.
 
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

U arrestua për trafik kanabis në 2022 në Lezhë, Report Tv siguron vendimin e gjykatës! Çështja për Erdgys Arrazin u pushua, u shpall fajtor Izmir Dervishi

U arrestua për trafik kanabis në 2022 në Lezhë, Report Tv siguron vendimin e gjykatës! Çështja për Erdgys Arrazin u pushua, u shpall fajtor Izmir Dervishi