Aksioni në Dukagjin në ditën e
dhjetë, pranga një tjetër kryeplaku

Aksioni në Dukagjin në ditën e<br />dhjetë, pranga një tjetër kryeplaku
DUKAGJIN - Një tjetër kryeplak në Malësinë e Dukagjinit ka rënë në pranga të policisë pasi nuk ka bashkëpunuar dhe informuar me strukturat e policisë për identifikimin e parcelave të mbjella me bimë narkotike në zonën e tij, ndërsa operacioni policor vijon sot në ditën e dhjetë të tij.

Mësohet se Marash Martini, 64 vjeç kryeplak i fshatit Nicaj,  Komuna Shalë , është vetëdorëzuar në polici dhe akuzohet për veprat penale, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Martini është kryeplaku i tretë i rënë në pranga e forcave të rendit, pasi nuk ka njoftuar mbjelljen e bimëve narkotike në zonën e tij.

Ndërkaq, vijon puna e policisë për asgjësimin e lëndëve narkotike në të gjitha fshatrat e Malësisë së Dukagjinit. Vetëm gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara në fshtrata e Komunave Pult, Shalë dhe Shosh, janë asgjësuar 12410 rrënjë kanabis sativa, të mbjella në 34 pacela, të cilat u asgjësuan me djegie.

dukagjini
(Në foto: Aksioni antikanabis në Dukagjin) Foto të tjera

Konkretisht në fshatin Pylaj, komuna Shosh, janë identifikuar dhe asgjësuar 6122 rrënjë kanabis sativa. Po ashtu komunën Shosh, por në fshatin Pepaj, janë identifikuar dhe asgjësuar 230 rrënjë bimë narkotike.

dukagjini
(Në foto: Lënda narkotike e asgjësuar në Dukagjin) Foto të tjera

Në fshatin Plan, komuna Pult, janë identifikuar dhe asgjësuar 5925 rrënjë e ndërsa në fshatin Nicaj, komuna Shalë, janë identifikuar dhe asgjësuar 133 rrënjë kanabis sativa.
Ndërkohë, sot, në ditën e dhjetë të operacionit antikanabis, janë angazhuar 4  grupe kontrolli, në përbërje të të cilëve janë 75 punonjës policie të forcave operacionale.

dukagjini
(Në foto: Aksioni antikanabis në Dukagjin) Foto të tjera

Operacioni ka nisur që në orët e para të mëngjesit, me mbështetjen e forcave të FNSH-së dhe grupeve speciale RENEA, ndërsa aksioni është përqëndruar në disa zona të thella të komunës Pult, Shalë dhe në një zonë të komunës Shkrel. Gjithashtu, siç njofton policia, transportimi në këto zona i forcave të rendit të përfshira në operacion është bërë me 7 automjete.

Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se vijon puna edhe për arrestimin e personave të identifikuar si pjesë e grupit të zjarrit, të cilët i janë kundërvënë me armë policisë. Dje gjykata vendosi masën e sigurisë burg pa afat për dy prej personave të akuzuar për sulme me armë ndaj 2 prej 3 helikopterëve të përfshirë në operacion

dukagjini
(Në foto: Aksioni antikanabis në Dukagjin) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Shtrenjtohen qiratë, ulen çmimet e apartamenteve! BSH: Të huajt blenë 26% të pronave në 2023-shin, në Tiranë e bregdet

Shtrenjtohen qiratë, ulen çmimet e apartamenteve! BSH: Të huajt blenë 26% të pronave në 2023-shin, në Tiranë e bregdet