Nard Ndoka në Report Tv: Nëse Rama s'na mbledh bashkë në një tryezë për 9 kushtet e Bundestagut, bëjmë protesta

TIRANE- Protestat e opozitës do të vijojnë nëse kryeministri Edi Rama nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e kushteve të Bundestagut. Ka qenë kjo deklarata e kreu të PDK-së, Nard Ndoka në një intervistë me gazetarin në Report Tv. Ndoka u shpreh se protesta është një armë në duart e qytetarëve për të treguar pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë Rama.

Kreu i PDK tha se kushte e Bundestagut dhe qëndrimi i Francës për shtyrjen e negociatave ishin një goditje e fortë për Ramën, si një mesazh i cili kërkon refklektim në formën e qeverisjes së vendit.

"Lideri i opozitës Basha në të gjitha kontaktet ndërkombëtare ka kërkuar hapjen e negociatave. Ato kushte që u vendosëm nga Bundestagu ishin të rëndësishme edhe për opozitën. Ne nuk kemi një PO nga Gjermania, por hapi një dritë jeshile, që pas plotësimit të 9 kushteve mund të hapen negociatat.

Ngritja e Gjykatës Kushtetues është një kusht themelor. Një prej pikave është edhe hetimi i zyrtarëve të lartë. Një tjetër kusht është miratimi i Reformës Zgjedhore

Protesta është një armë në duart e qytetarëve. Edhe opozita është në krahun e tyre. Protesta kombëtare do të ketë. Opozita do t;i thërrasë ato kur të ketë konsumuar të gjithë  komunikimet. Nëse Rama nuk thërret një tryezë të përbashkët me opozitën për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut, do përballet me pasojat e protestave. Ne kemi bërë maskimumin. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kryeministri nuk mund të rrëzohet vetëm me protesta, por janë një mënyrë për të treguar pakënaqësitë e popullit. Vendimi për shtyrjen e negociatave ishte një shuplakë për Ramën.

Nuk është e thënë që me protestat Rama nuk rrëzohet. Mund të ketë protesta të fuqishme që mund të rrëzojnë atë. Ne kemi një kryeministër që nuk ndikohet fare nga gjendja ekonomike  e vendit. Ne nuk shohim që do të reflektojë. Pati një goditje edhe nga presidenti francez. Faktori ndërkombëtar nuk mund të godasë drejtpërdrejtë por mesazhi ishte i qartë që detyrimet nuk janë plotësuar. Është fati i madh që Bundestagu Gjerman janë në unison sa i takon 9 pikave. Politikat gjerman kanë një standard tjetër", u shpreh Nard Ndoka.

Ndoka tha se duhet një ndryshim i menjëhershëm i sistemit zgjedhor, ndërsa u shpreh se zgjidhja më e mirë e krizës politike dhe ngërçit ku ndodhet vendi do të ishte zhvillimi i palë zgjedhjeve brenda një dite.

"Unë e kam kundërshtuar këtë sistem që kemi. Sot kemi emergjencë organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. Duhet një debat i thellë për ndryshimin e sistemit. Nëse do kemi së bashku dy palë zgjedhje do ishte një gjë shumë e mirë. Janë të qarta tashmë edhe interferimet e ndërkombëtarëve. Nëse gjykatat e tjera kanë pasur ndikim nga korrupsioni, kushtetuesja nuk ka qenë nën këtë presion", deklaroi Ndoka.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 23/10/2019 01:35

    Derr Idiot .Protestuesit ju kerkoni ti perdorni si arme ,per tju zgjellur ju bastarde ,grabitqaret dhe pushtat me te ndyre ne ate Komb. Nuk ka me vend per ju ,Atij Popull sja hidhni ju Batakcinj .Democracy do ta ndertojne Studentet do te thote , Detyra juaj e fundit qe behuni te durushem edhe pak , prisni SPAK e DREJTESI.Aty perdorni armet tuaja Vjedhjet e grabitjet qe i bete atije Populli

    Përgjigju
  • ERP: 22/10/2019 23:46

    Te te mbledh ty mor kokelope?!! Sa keq me vjen per ty Shqiperi

    Përgjigju
  • Jaroslav Holub: 22/10/2019 22:15

    Po pse ti budall do u japesh mend te tjereve .

    Përgjigju
  • Lola: 22/10/2019 20:14

    Sa per ty mjaftojne debilat e opozites parlamentare

    Përgjigju
  • bela: 22/10/2019 17:48

    SA TE KETE NE PARLAMENT IDJOT PUNETOR TE TIPIT NARD NDOKA KESHTU DO TE VAZHDOI KY VEND.....

    Përgjigju
  • Miti: 22/10/2019 17:24

    Po kush je ti mor idiot? Sa perqind te elektoratit prezanton ti? Per momentin 0, por dhe para se te dilnit nga parlamenti ti po 0 perfaqsoje.

    Përgjigju
  • Vesh gjat nard ndoka: 22/10/2019 17:23

    Shikoni debilin e ler idjotin nard magjar ndoka do me pa tjetër një cop llokëm. Çfar tëmerri nard idjot ndoka politikan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri