Aksioni i OSHEE-së dhe Policisë së Shtetit për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike në qytetin e Vlorës ka ndikuar në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të paguar faturat e energjisë, kryesisht ato të prapambetura.
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report tregojnë qartë për dyndjen e qytetarëve pranë zyrave të OSHEE në qytetin bregdetar për të paguar faturat e energjisë elektrike.
Sakaq qytetarët teksa pranojnë se janë debitorë për shkak të pamundësisë, sërish gjejnë një motiv për t’u ankuar për faturat e larta që u duhet të paguajnë.
“Faturimi vjen nga rruga, shtëpia është e mbyllur, 8 vjet nuk ka drita. Sot po nxjerr debitin, ku është 0 për këtë vit ndërsa janë vitet e tjera edhe ajo thotë hajde paguaj. Po si t’i paguaj kur nuk ka pasur persona në shtëpi”, thotë një banore.
“Kam qenë më i rregullti dhe kam arritur në këtë gjendje sepse mua më ka arritur në mbifaturim. Kam filluar të ankohem dhe kam kaluar në afrofe nga 100 mije lek në 80 mijë lek sipas oreksit. Dhe unë jam familjar, 4 anëtarë në familje” thotë një tjetër banor i Vlorës.
Ndërkohë e njëjta panoramë paraqitet në zyrat e OSHEE-së në disa qytete të vendit.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO