Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike në bregdet.

Këtë herë ka qenë radha e disa kolonave që ishin vendosur anash akseve në bregdet për të prishur.

Ndërsa Rama shkruan se s’ka pushim, duke nënkuptuar që aksioni do të vijojë sërish.

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur nga korriku i këtij viti, teksa strukturat metalike, druri apo betoni janë hequr apo shembur.