Aksioni për vaksinimin anti-COVID në të gjitha bashkitë, Veliaj thirrje qytetarëve: Vaksinohuni! Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilluan sot një takim me administratorët e njësive të çdo njësie në kryeqytet, me të cilët folën për nisjen e fushatës që në fokus ka ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Veliaj tha se gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën.

“Gjithmonë e më shumë aktivitete do kushtëzohen me vaksinën. Vitin që vjen, kur Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, do e kemi taksative nga Brukseli bërjen e vaksinës. Në çdo aktivitet do kërkohet vaksina. Do bëhet e pamundur që të shkosh në aktivitete, sidomos këto që kanë edhe vulë ndërkombëtare, nëse nuk ke  bërë vaksinën. Do jemi në një kontroll të dyfishtë, edhe nga autoritetet vendore, edhe nga ato ndërkombëtare”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje administratorëve që të fillojnë komunikimin me çdo banor që të vaksinohet.

“Çdokush duhet të kuptojë që ky është një moment shumë i rëndësishëm. Ne duhet të fillojmë e të komunikojmë dhe ta trajtojmë këtë si një fushatë të madhe emancipimi. Ne të gjithë bëjmë siguracionin e makinës, ndërsa për shëndetin s’pyesim fare! Siguracioni për të dalë secili prej nesh në rrugë është vaksina”, vijoi më tej Veliaj.

Në fund ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se deri tani në Tiranë është vaksinuar afro 30% e banorëve. Ajo theksoi se aksioni për vaksinimin ka filluar në gjithë bashkitë e vendit.

“Janë 80 pika vaksinimi në Tiranë. Janë në qendrat shëndetësore, ambulancat dhe dy pikat kryesore, ku aksesi është shumë i shpejtë. Një kartë identiteti, prezenca fizike, 5 minuta, shpëton jetën. Por kjo kërkon angazhim. Nëse ne sot bëjmë dhe një vaksinë më shumë, jemi më mirë se dje. Nëse nesër bëjmë dhe një vaksinë më shumë,  jemi më mirë se sot. Tek të moshuarit që ende nuk janë vaksinuar sepse e kanë të vështirë të shkojnë deri të qendra shëndetësore, ne duhet të shkojmë derë më derë. Besoj fort angazhimin e bashkisë së Tiranës, në prioritetin që kryetari i bashkisë do t’i japi këtij aksioni  për të vajtur derë më derë, për të komunikuar me çdo qytetar, sidomos me të rinjtë”, theksoi Manastirliu.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 16/10/2021 00:50

    MENDOJ SE INFLUENCERAT ME TE MIRE PER TE SHTYRE TE RINJT QE TE VAKSINOHEN JANE PATJETER DISKOTEKAT DHE NIGHT-CLUBET. NESE QEVERIA, BASHKITE DHE JETA E NATES BIEN NE UJDI, QE TE RIHAPEN CLUBET ME KUSHTIN VETEM PER NJEREZIT E VAKSINUAR, DO KISHTE NJE BOOM VAKSINIMESH, GJITHASHTU BIZNESET E NATES (QE JANE NJE ZINXHIR SHUM I DEMTUAR NGA PANDEMIA) DO MBIJETONIN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës