Aksioni/ Rama: Fund përzierjes së
 naftës, masa të rrepta abuzuesve

Aksioni/ Rama: Fund përzierjes së<br /> naftës, masa të rrepta abuzuesve
TIRANE - Një ditë pas lajmërimit të aksionit të gjerë në të gjithë vendin kundër abuzuesve me cilësinë e naftës, kryeministri Edi Rama së bashku me 4 ministrat që janë angazhuar në këtë operacion, sqaroi detajet. Kryeministri Rama tha se do t’i jepet fund vjedhjes së pasurisë së shqiptarëve dhe ndaj atyre që abuzojnë do të ketë penalitete të forta. Më tej kryeministi premtoi fund të abuzimeve, sidomos të përzierjes së naftës me produkte të tjera, duke rënduar ekonominë dhe mjedisin.
 
“Do të ashpërsojmë masat duke vendosur penalitete shumë të rënda për çdo abuzues. Synimi i këtij operacioni nuk është thjesht të mbledhim të ardhurat por të mbrojmë drejtpërdrejtë të gjithë shqiptarët që përdorin naftë. Kjo është një mbrojtje e drejtpërdrejte e konkurrencës së ndershme dhe e pastrimit të fushës nga tentakulat e një konkurence të pandershme të cilës ne i kemi prerë disa koka por jo të gjitha kokat, prandaj tentakulat vazhdojnë lëvizin. Karburanti as nuk do të përzihet dhe as nuk do të reduktohet. Nga ana tjetër, kanë bërë një shpikje ata që sot na kërkojnë llogari ne që nuk e ka asnjë vend në Evropë. Ndërkohë që pompat e karburanteve duhet të raportojnë online dhe të jenë të kontrollueshme elektronikisht ka futur dhe një pompë manuale që është pompa rezervë dhe e përdorin pikat e shitjes. Përfytyroni vetë se ç'bëhet në atë pompën me dorë nëse nuk punon ajo elektronikja”
, u shpreh Rama. 
 
Ministria e Energjisë, e Financave, e Ekonomisë dhe e Brendshma do të koordinojnë këtë operacion. Rama tha se në përbërje të operacionit do të jenë të gjitha institucionet që kanë lidhje me këtë treg, që nga institucionet kontrolluese tek ato fiskale dhe deri tek Policia e Shtetit, “e cila do të jetë pjesë njësoj si në operacionin e energjisë, për të garantuar deri në fund që kush kapet në shkelje të ligjit dhe në grabitje të konsumtarotit të ndëshkohet sipas ligjit”.
 
Ky mekanizëm sipas Ramës, të garantojë kryqëzimin e të dhënave në kohë reale. Kontrollove, tha Rama, - nuk i shpëtojnë as pikat e shumicës, të cilat duhet të shesin naftën me të njëjtën cilësi që zhdoganohet në porte. 
 
“Ajo që rezulton nga deklaratat e importit, përpara se të dalë në qarkullim të jetë e njëjtë me atë që shitet. Shpesh ajo që shënjohet në magazinën portuale nuk është e njëjtë me atë që shitet sepse brenda futen lëndë, ai holluesi i famshëm a ku e di unë ça i shkon në mendje shqiptarëve për të futur për t’ia futur tjetrit. Dëm kolosal për ekonominë, për familjet e konsumtarët që mendojnë se e ushqejnë makinën me lëndën e duhur. Nafta jonë ka arritur të thyejë edhe garancitë e Mercedesit, këputet edhe bëhet si Skodë brenda tre vjetësh. Do të ketë përgjegjësi të drejtëpërdrejtë administrative dhe penale, çdo shitje do të raportohet online. Ne ndërtuam sistemin online ku raportohet çdo shitje, dhe çdo shkelje e konstatuar në shitje do të ndëshkohet”, -u shpreh Rama. 

Kreu i qeverisë tha se operacioni do të shtrihet edhe për të parë ligjshmërinë e hapjes së pikave të karburanteve, duke thënë se ka shumë që janë hapur në shkelje me ligjin i cili përcakton distancat përmes pikave. Po ashtu Rama tha se kontratat e qeverisë me kompanitë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës nuk do të jenë më me kompani që kanë shkatërruar vendbanime, duke iu referuar kështu në mënyrë të nëkuptuar “Bankers Petroleum” e cila shkaktoi katastrofë mjedisore në fshatin e Marinzës në Fier.  
 
“Për çdo pikë karburanti do të bëjmë edhe kontrollin e ligjshmërisë mbi bazën e së cilës janë dhënë lejet që janë në kundërshtim me ligjin që ndalon në 20 metra në anët e dy rrugëve në ato nacionale të ketë karburante.  Fushat e naftës i jepeshin fantazmave që pastaj i shqyenin, duke i bërë atë që asnjë pushtues nuk do t’ia bëntë. Ne do të pranojmë vetëm kompani të njohura. Dhënia fund e rafinerive baxho njësoj si të qumështit dhe të djathtit, që shkatërrojnë vendbanime të tëra për vite të tëra duke prodhuar një produkt me një cilësi skandaloze”, tha Rama.
 
Rama tha se operacioni për naftën do të jetë i njëjtë si ai që qeveria ndërmori ndaj lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

“Këto operacione janë pjesë e planit tonë për të çuar më tutje një proces që pasoi natyrshëm ndaljen e hemorragjisë që ishte pjesa më e parë e mandatit tonë qeverisës. E gjetëm vendin si një trup të shtrirë përtokë që kullonte gjak nga të gjitha anët, nga cdo organ vital, nga cdo sektorë. Nuk ka një sektor ku mund të thuhet se 18 muaj më parë gjendja nuk ishte hemoragjike. Sektori i energjisë, që është zemra e ekonomisë, ishte shëmbëlltyra më kuptimplotë e kësaj hemoragjie asfiksuese. Njësoj siç bëmë me energjinë elektrike. Fillimisht u angazhuam për të ndalur energjinë dhe pastaj filluam operacionin që vazhdon dhe do të vazhdojë deri kur i gjithë organzimi të jetë gati për tu vënë në funksion të konsumtatorit, dhe kështu do bëjmë me naftën. Kemi marrë masat që të kemi në dorë instrumentet e nevojshëm që hemoragjia të ndalet”, -u shpreh kreu i qeverisë.

Ahmetaj: Monitorim cdo hallke te industrise se naftes
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj, tha se ky aksion do të monitorojë çdo hallkë të industrisë së naftës dhe synon përmirësimin e cilësisë se karburanteve, cfarë do të ndikojë në ekonomi apo edhe në mjedis. Fjala e Ministrit Ahmetaj
 
ahmetaj


Gjinkuri: Ndal demtimit te konsumatorit dhe ekonomise
Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri deklaroi se abuzimet në këtë sektor dëmtojnë rëndë konsumatorin dhe ekonominë e vendit.  Në lidhje me problematikën në Marinëz Gjiknuri tha se kompania “Bankers” do të dëmshpërblejë banorët e zonës. Fjala e Ministrit Gjiknuri 
 
gjiknuri


Cani: Do kontrollojmë plotësisht tregut me shumicë dhe pakicë të hidrokarbureve
Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se në kontrollet e ushtruara në mbi 2168 karburante, 194 kanë rezultuar me përzierje. Cani tha se edhe institucioni që ai drejton do të kontribuojë në këtë operacion për mundësimin e një kontrolli real dhe të plotë të tregut të hidrokarbureve. Ai ka theksuar se me një bashkëpunim të të gjithë institucioneve vendase dhe ndërkombëtare, ne do të arrijmë të bëjmë të mundur kontrollin e këtij sektori në të gjitha hallkat e tij. Fjala e plote ministrit Cani
 
Qeveria dhe kryeministri kanë shpallur vendosjen e rregullave në cilësi dhe sasi në të gjikthë sektorin e karburëve. Pasi në këto vite janë hasur shumë shkelie. Ne do të bëjmë të mundur kontrollin e këtij sektori në të gjitha hallkat e tij.   Trajtimi selektiv dhe prishja e ekuilibrit në treg reflektonin përkeqësim të situatës. Ndaj ne si ministri kemi marë detyrën e kontrollimit të këtij sektori në të gjitha hallate tij. Do të kontrollojmë të gjitha shoqëritë. Ne e kemi nisur punën tonë me kontrollimin e shoqërive të huaja të hidrokarbureve duke vendosur kalimatësat për secilën prej tyre. Në këtë mënyrë ata do të raportojnë online sasinë e prodhimit të tyre në doganën tonë. Rezultatet kontrollohen online nga drejtoria e doganave. Ne kemi vazhduar edhe kontrollin e plotë në shitjet me pakicë. Në këtë treg është rritur deklarimi i tyre. Në 2014, 42 milion ishte numri i kuponëve të dekaruar në këtë sektor. Në 4 mujorin e këtij viti është arritur shtimi me 10 % i të ardhurave nga sektori i hidrokarbureve. Ne do përshpejtojmë reformat të cilat do të sjellin shtim të sasisë dhe nivelit të taksave që do të vijnë nga ky sektor. Do punojmë edhe me biznesin e ndershëm që këto kërkesa të gjejnë realitet në vendin tonë”, tha Cani. 

Tahiri: Policia kontroll çdo hallke institucionale që s’bën punën 
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha se policia do të jetë pjesë operacionit me grupe pune që do kërkojnë dënime penale për shkelësit e ligjit.  Fjala e plote e Ministrit Tahiri
 tahiri
“Sa shumë është bërë deri më sot dhe sa shumë kemi për të bërë, ndaj sot është dita për ti dhënë dinjitet çdo njeriu. Ndaj sot jemi këtu për t'i dhenë dinjitet çdo individi.
Në një shoqëri si kjo e jona thashethemi ka më shumë rëndësi se sa ndotja e mjedisit është një problem katastrofik. Kur ne po prishnim ndërtimet pa leje na u tha e po tregoheshim arrogant por, ne me çdo tullë në këto ndërtimeve pa leje prishëm çdo tullë të arrogantëve. E njëjta gjë edhe me energjinë. Por këta që u prekën nga këto  nuk janë të varfrit janë arrogantët që fshiheshin pas pushtetarëve
”, theksoi Tahiri.

Tahiri tha se opozita përdot varfërinë për të bërë propagandë politikë.

“Nuk ka abuzim më të madh me varfërinë se sa abuzimi i atyre që përdorin varfërinë për të bërë probagantë politike. Por ne do ta nxjerrim këtë vend me punë dhe dinjitet nga varfëria”, tha ai.

Duke evidentuar punën që do të bëjë grupi i ngritur nga policia për evidentimin e çdo shkelje Tahiri theksoi se, punonjësit e policisë do të merren edhe me shqyrtimin e çdo hallke institucionale që nuk do të bëjë punën që i takonv

Ne kemi ngritur një grup pune që do të meren me të gjitha shkeliet: Si mospagimi i faturave të matësave, falsifikimi apo vjedhja të cilët do të verifikojnë çdo shkelie. Ata do të kërkojnë nga drejtësia dhe gjyqësori që të ndëshkojnë çdo kriminel që bën këto shkelie.
Në policinë e shtetit, gjatë vitit 2014-të janë rreth 1219  punonjës policie të proceduar penalisht.  kjo është shenjë e së shkuarës, e asaj çfarë gjetëm, por kjo që ne bëmë është shenjë e barazisë dhe respektimit të ligjit. Ne kemi ardhur në këtë pikë për shkak të korrupsionit të atyre institucioneve që duhet të zbatonin ligjin për të garantuar ligjshmëri. Ne duhet të lëmë shqiptarët të ngrenë kokën duke e zbatuar ne në rradhë të parë ligjin. Punonjësit e policisë do të merren edhe me shqyrtimin e çdo hallke institucionale që nuk do të bëjë punën që i takon. Nga policia kërkohet punë e kualifikuar, për ti shkuar deri në fund përgjegjësive për ti shkuar deri në fund punës së ndërmarrë. Që nga tregtimi me pakicë i karburanteve në rrugë deri tëk kompania mëmë
”, theksoi Tahiri.

Redaksai Online
(o.b/ Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!

Vlora nën ‘pushtetin’ e zjarreve! Shefi i Zjarrfikësve jep alarmin: S’kemi makina për të shuar flakët!