Aksioni, zbulohen 24 vjedhje të
energjisë, 13 në pranga, 13 kërkohen

TIRANE - Aksioni i përbashkët i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Policisë së Shtetit ka zbuluar 34 raste të reja të vjedhjes së energjisë elektrike dhe ka çuar para përgjegjësisë autorët.
 
Puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, ka vijuar në të gjithë vendin. Gjatë katër ditëve të fundit në këtë aksion kanë vepruar 132 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE, çdo ditë dhe janë kryer kontrolle në 7.659 raste.
 
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 34 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 34 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 13 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 9 autorë. Gjithashtu janë ndërprerë 4.977 lidhje të abonentëve debitorë dhe 34 lidhje të paligjshme.
 
Po ashtu janë kontrolluar 194 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni

Kupa e Shqipërisë/ Ndryshojnë oraret e ndeshjeve, Tirana - Bylis dhe Dinamo - Erzeni