TIRANE- Në qytetin legjendar të Romës, Agjencia Kombëtare e Turizmit  kremtoi festën e Pavarësisë dhe 70-vjetorin e Çlirimit me një ekspozitë fotografike titulluar “Shqipëria nga qielli dhe thellësitë blu”. Në bashkëpunim me ambasadën shqiptare u bë e mundur prezantimi i vendit tonë në Roma Verso Expo.