Akt konstatimi i jep të drejtë Lleshajt! Pallati 12 katësh në Lezhë është i banueshëm

Akt konstatimi i jep të drejtë Lleshajt! Pallati 12 katësh në Lezhë është i banueshëm

LEZHË-  Pallati 12 katësh në Lezhë, që solli përplasjen verbale mes ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe banorëve, pas një verifikimi nga ekspertë të huaj dhe izraelit njëkohësisht është shpallur i banueshëm. Shqiptarja.com disponon aktin e konstatimit, nga ku bëhet me dije se dëmet në këtë objekt janë të ulëta, e për rrjedhojë është i banueshëm.

Në dokumentin që mban firmën e përgjegjësit të grupit, Nik Lena, thuhet: Struktura e objektit është e qëndrueshme dhe nuk paraqet rrezikshmëri.


Akt konstatimi për pallatin 12 katësh në Lezhë

Ky pallat, në të cilën jeton kryebashkiaku Pjerin Ndreu, ka qenë në qendër të vëmendjes dy ditët e fundit sepse banorët refuzonin që të futeshin në shtëpitë e tyre për shkak të frikës. Ka qenë ministri Lleshaj i cili ka ripërsëritur thirrjet, pas bisedimit me ekspertët,  që ky pallat nuk ka pësuar dëmtime strukturore, por ata kërkonin një verifikim më të mirë teksa nuk munguan edhe debatet me tone të larta. Gjithë debatet për këtë pallat, ku nuk munguan akuzat nga ish-deputetja e PD-së Lindita Metaliaj, Lleshaj i quajti shumë zhurmë për asgjë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror

Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror