Akt Normativ, 300 pallatet në
Tiranë që do të marrin hipotekë

Akt Normativ, 300 pallatet në<br />Tiranë që do të marrin hipotekë
TIRANE- Rreth 300 pallateve në kryeqytet, që janë ende në pritje të marrjes së hipotekës, u hapet drita jeshile për t’u legalizuar. Përfundimi i këtij procesi ishte parashikuar në nëntor 2012, por në shkurt Shoqata e Ndërtuesve i dërguan një letër ALUIZNI-t, duke kërkuar legalizmin e shtesave që janë bërë në këto pallate, me qëllim që edhe këto prona të pajisen sa më shpejt me dokumentin e pronësisë.

AKTI
Me një akt normativ, qeveria dje ka vendosur të lejojë pajisjen me leje përdorimi të strukturave që kanë përfunduar ndërtimin në datën e fillimit me efekte të plota të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, pasi të kenë plotësuar dokumentacionin e përcaktuar nga ligji nr.8402, datë 10.9.1998, “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, të ndryshuar, edhe në rastet kur aktkontrollet përfundimtare, të kryera nga autoritetet vendore të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit, vërtetojnë se strukturat janë ndërtuar në shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, por nuk ndryshojnë sipërfaqet dhe volumin e miratuar në leje. Po kështu, ky proces mund të kryhet edhe kur aktkontrollet vërtetojnë se strukturat janë ndërtuar të shkelje të kushteve të lejeve të ndërtimit të miratuara, të shoqëruara me shtesë të sipërfaqes dhe/ose volumit të miratuar në leje të strukturës.

LEJET
Strukturat do të pajisen me leje përdorimi vetëm për sipërfaqen dhe volumin e përcaktuar në lejen e ndërtimit. Për strukturat e ndërtuara në kufi të pronës, të cilat kanë shkelur marrëveshjet me pronarët e pronave fqinje sa u përket distancave nga kufiri i pronës, leja e përdorimit jepet me shënimin, që, në rast të zhvillimit të pronave fqinje, distancat llogariten sipas projektit të miratuar me lejen e ndërtimit.

LEGALIZIMI
Sipas drejtorit i Përgjithshëm të ALUIZNI-t, Ardian Kollozi, bëhet fjalë për pallatet ku është tejkaluar leja e ndërtimit. Sipas tij, procesi i legalizmit të tyre po ecën me shpejtësi dhe pothuajse 70 për qind e dosjeve aktualisht kanë kaluar. Në fillim të procesit me problematikë të tillë ishin rreth 400 pallate, ku 100 prejt tyre kanë marrë dokumentacionin e nevojshëm dhe pjesa tjetër ka mbetur pezull.

HIPOTEKIMI
Vonesat për pajisjen e këtyre godinave me dokumentin e pronësisë i vë në vështirësi ndërtuesit, për shkak se qytetarët nuk priren të blejnë apartamente që nuk janë të hiptekuara dhe në këtë mënyrë, ato mbeten pa shitur. Po ashtu një faktor tjetër është edhe situata aktuale e ndërtimit e prekur nga kriza, pasi prej disa vitesh nuk jepen leje të reja ndërtimi.

(Shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë