Aktakuzë kundër ish ministrave Haraqia dhe Beqiri
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish ministrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri,nga Lidhja Demokratike të Kosovës, pasi që dyshohet se dy ish ministrat kanë shpërdoruar detyrën zyrtare, duke dëmtuar buxhetin në vlerë prej 388 mijë Eurove.
Prokuroria e Qarkut në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish ministrave të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Astrit Haraqija dhe Valton Beqiri, pasi që dyshohet se dy ish ministrat e LDK-së kanë shpërdoruar detyrën zyrtare. Sipas aktakuzës i pandehuri Astrit Haraqija, në kohën kur e ushtronte funksionin e ministrit, ka kryer dy vepra penale.
Përmes një komunikatë për media është bërë e ditur vepra e parë ka të bëj me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Concordia Pictures”, me ç’rast i pandehuri Haraqija, duke keqpërdorur pozitën zyrtare, ka dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 188.00,00€. Ndërkaq, vepra e dytë penale ka të bëjë gjithashtu me lidhje të kundërligjshme të kontratës me kompaninë “Morina Films”, dhe përmes saj ka dëmtuar buxhetin në vlerë prej 100.000.00€.
I pandehuri Valton Beqiri, sipas aktakuzës në kohën derisa ushtronte funksionin e ministrit, ka keqpërdorur pozitën zyrtare, duke tejkaluar autorizimet edhe pse ka pasur dijeni se kontrata që kishte lidhur ministri i mëparshëm Haraqija, ishte e kundërligjshme, ka lidhur aneks kontratën me kompaninë “Morina Films”, duke dëmtuar buxhetin në vlerë prej 100.000.00€.
Me të njëjtën akt aktakuzë, për kryerjen e veprës penale të mashtrimit në detyrë, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ngarkoi edhe pronarët e dy kompanive të lartcekura, të pandehurit Nehat Fejzën dhe Armond Morinën.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota e diasporës/ Kthupi në Repolitix: Mos prisni të bëjë ndryshime radikale, partitë e mëdha nuk e duan
15 Janar, 22:11
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32