Veprat penale për të cilat akuzohen kanë ndodhur gjatë periudhave kohore mes vitit 2008 dhe 2010; ndërsa në lidhje akuzën për pastrim parash mes vitit 2009 dhe 2012.
Të pandehurit, Fatmir Limaj, Florim Lima, Demir Lima, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka dhe Gani Zogaj akuzohen, mes të tjerash, për manipulimin e procedurave të tenderave, dhënien e marrjen e ryshfetit dhe pengimin e mbledhjes së provave dhe dëshmive në lidhje me tre tenderë në MTPT për përfitime personale apo materiale.
Dëmi ndaj buxhetit të MTPT-së llogaritet të jetë rreth dy milionë euro. Fatmir Limaj akuzohet gjithashtu për mosdeklarimin e parave në kohën që garonte për zgjedhjet komunale të Prishtinës në vitin 2007 si dhe për vepra të tjera penale.
marre nga RTK
(ad.ti/shqiptarja.com)
