Diskutimi lidhur me protestat e dhunës kaloi në një debat në studion e Report Tv midis Kostana Moravës dhe Alban Durajt. Sipas avokatit, në çdo protestë ka akte vandale, ndërsa moderatorja iu përgjigj se deklaratat e tij janë minimizim i dhunës dhe përkrahje e saj.

Alban Duraj: Çdo protestë ka akte të tilla.

Kostana Morava: Nuk ka akte të izoluara. Është djegur Tirana! Ju që minimizoni ato skena lufte që kanë ndodhur, duhet të dini që jeta vazhdon, nuk është këto ditë. Mund të vijë dita dhe të përgjigjeni për këto deklarata që bëni.

Alban Duraj: Po më kërcënon mua ti?

Kostana Morava: Jo, nuk po kërcënoj, por mund të vijë dita kur do të përgjigjeni për këto deklarata pro dhunës. Ti dhe të gjithë si ty!

Alban Duraj: Kush është pro dhunës?

Kostana Morava: Ti je pro dhunës!

Alban Duraj: Ça po thua?!

Kostana Morava: Po, shumë pro dhunës dhe po minimizon aktet vandale.


Lajmi kryesor:

Protestat e dhunshme, Kostana Morava: Po manipulohen, kanë linçuar këdo që s’iu bashkua! Njerëzit heshtin nga frika, askush s’e do dhunën