Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., u kafshua ndërsa po mbante në duar dy gjarpërinj jo helmues në oborrin e shtëpisë në Florida të Mehmet Oz.
Në videon e publikuar online, bashkëshortja e tij, Cheryl Hines, i kërkon disa herë t’i lëshojë dhe i thotë: “Je i çmendur”. Megjithatë, Kennedy vazhdon t’i mbajë në duar, duke mos e përfillur rrezikun.
Sipas Florida Museum of Natural History, këta gjarpërinj nuk janë të rrezikshëm për njerëzit, por mund të kafshojnë nëse kapen ose shqetësohen.
Komente


