2 familje në Poliçan 10 muaj në çadër, banori: Kemi frikë, po flemë mes gjarpërinjve (VIDEO)

Kanë kaluar 10 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit dhe dy familje të fshatit Mbrakull në Poliçan janë ende në çadër. Në pamundësi ekonomike për të rindërtuar banesat e tyre,  kërkojnë ndihmën e shtetit. Mure të rrënuara dhe çati të shembura kështu është gjendja e banesës se Albana Kelmentit.

"Mbrakull bashkia Poliçan. Siç e shikoni kjo është banesa ime qysh me tërmetin e bparë në 26 nëntorin, banesa ime është e pabanueshme bashkë me banesën tjetër. Tani nuk rrihet brenda. Të mendojë shteti të vërë dorën në zemër", tha një banore.

Një tjetër banor tregon se në çadër e kanë të pamundur të jetojnë më. Jetesa është e vështirë në ato kushte. Ai kërkon vetëm një një strehë.

"Po bëj gati 9 muaj a 10 që banoj në këtë çadër. Në këtë çadër nuk rrihet më. Gjarpërinj kam vrarë këtu në anë të çadrës. Pa punë jemi ku do të vemi", tha Rahman Kelmendi.

Kur bie tërmet, dalin të trembur me të shpejtë jashtë. Gruaja me bashkëshortin e sëmurë, jetojnë në shtëpinë e pabanueshme.

"Kam një fëmijë në shkollë ajo do kushte dhe unë nuk kam. Pa bukë jemi, punë s'kemi ku do të vemi. Tani ne banojmë këtu. Kam një dhomë aty ku banoj. Bie tani bie pastaj, ska ku të flej. Kur mori çadër kjo këtu unë vajta e shtrova burrin në spital dhe nuk munda ta marr", tha Ane Leka.

Report Tv iu drejtua bashkisë së Poliçanit për të kërkuar informacion në lidhje me ndihmat për këto familje. Nën/kryetari, Oligert Dyrmishi u shpreh gjatë bisedës telefonike se "bashkia nuk ka fonde, ndaj ka kërkuar nga Këshilli i Qarkut që të miratojë fondin e emergjencave".

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion