Çmimet e larta, do të sjellin rishikimin e dytë të buxhetit të shtetit të këtij viti. Për të subvencionuar një pjesë të kostove të rritura kryesisht tek investimet publike ku përfshihet edhe rindërtimi, qeveria po bën gati një akt tjetër normativ.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në konferencën ndërkombëtare për tregun e kapitaleve, por nuk specifikoi se në ç’formë do të mbështeten ndërtuesit.
“Sapo kemi miratuar një akt tjetër normativ i cili do të ndërhyjë dhe do të ndikojë në rritjen e hyjë dhe do të ndikojë në rritjen e çmimeve të investimeve publike, me qëllim që investimet publike të vijojnë, që ato mos të ndalohen dhe që ekonomia shqiptare të vazhdojnë të performojnë mirë”, tha Ibrahimaj.
Por, Shqipëria duhet të tregoj kujdes edhe sa i takon borxhit të lartë publik si dhe inflacionit që po kalon çdo pritshmëri.
“Inflacioni po e cenon edhe ekonominë e vendit dhe nuk ishte i parashikueshëm, prandaj mendoj që edhe politika monetare duhet të mbështesin politikat qendrore për të normalizuar situatën në lidhje me inflacionin, dhe ta kthejmë inflacionin në objektiv”, tha Yan Sun shefja e misionit të FMN për Shqipërinë.
Sa i takon mbështetjes së familjeve dhe shtresave në nevojë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, thanë se masat duhet të jenë të përqendruara dhe përveç bonusit prej 3 mijë lekësh të përfshihet edhe mundësia e rishikimit të taksave përkohësisht për kategoritë më të rrezikuara.
“Mbështetja fiskale, nuk mund të jetë permanente por duhet të jetë e targetuar me synim të përqendruar tek ata që kanë më shumë nevojë, më të cenueshmit, dhe shtresat e varfra dhe duhet transparencë, këto janë masat kryesore”, tha në konferencë Yan Sun shefja e misionit të FMN për Shqipërinë.
J.GJ./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.8%
-
Pak
9.5%
-
Aspak
73.7%
Vota total: 179
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speciale/ Ekonomia përballë inflacionit e zhvlerësimit të valutave, Banka e Shqipërisë për Report TV: Ndaloni pagesat me euro! S’ka rrezik për krizë tjetër inflacioni (VIDEO)
2 Janar, 09:44
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor 2024, 14:28
-
Dhjetë thasë me para konvertohen në 1 dollar, inflacion rekord në Siri
19 Dhjetor 2024, 15:10
-
Malaj: Rrisim me 87 milionë euro kuotat në FMN, investim për sigurinë financiare
12 Dhjetor 2024, 18:46
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
Rritja e çmimeve, ekspertja në Report Tv: Produktet bujqësore 11 herë më shtrenjtë se inflacioni! Po prodhojmë pak qumësht, rrushi është bërë luks
10 Dhjetor 2024, 13:36
-
FMN apel Bankës Qendrore: Kujdes me kreditimin e pasurive të paluajtshme! Eksperti: Krizat më të mëdha nisin nga ‘flluskat’ në këtë sektor
7 Dhjetor 2024, 16:19
-
Parapagimi i tatimit nga profesionet e lira, Malaj: Brenda dhjetorit do kthehen shumat e paguara
21 Nëntor 2024, 15:36
-
FMN i kërkon Bankës së Shqipërisë të ruaj regjim të lirë të kursit të këmbimit! Sejko: Familjet e bizneset në gjendje të mirë financiare
14 Nëntor 2024, 14:01
-
Norma bazë e interesit u ul, BSH: Kreditë do jenë më të lira
12 Nëntor 2024, 17:14
-
Inflacioni ‘ngec’ në 1.9% aq sa ishte dhe në shtator, por shtrenjtimi i ushqimeve nuk ndalon! Çmimet e zarzavateve edhe më të kripura sesa vjet
8 Nëntor 2024, 16:53