Akt absurd dhe politikë shpopullimi e quajti Sali Berisha aktin normativ për uljen e akcizës me 20% sa herë çmimi naftës kalon 220 lekë për litër dhe i benzinës mbi 200 lekë litri, i cili po diskutohet sot në Kuvend. Berisha tha se është akt cinik ndaj shqiptarëve që sot jetojnë me djersën e ballit dhe e sjellin në Kuvend në një kohë që qeveria ka hequr subvencionet për naftën.

“Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në Kuvend, akt cinik ndaj shqiptarëve që jetojnë me djersën e ballit. Vini këtu pasi keni hequr subvencionet e naftës për fermerët në kulmin e krizës së naftës. Vini këtu, sillni këtë akt të turpshëm, ulim akcizën kur të kalojë mbi 220 lekë/litri. Kjo është politikë shpopullimi, politikë antishqiptare, fermeri i Maqedonisë e merr me 100 lekë naftën, qytetari me 150 lekë litri. Si e shpejtoni ju këtë. Kryehajduti i Shqipërisë me taksën me të lartë mbi litrin e naftës e detyron shqiptarët. Në Gjemani dje nafta në pompë pardje ishte 2 euro, në Shqipëri 2.2 euro”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Projektligji për taksat dhe akcizën e naftës, Malaj: Akti normativ i domosdoshëm, synon të mbrojë konsumatorin! Opozita: Politikë shpopullimi, alibi e qeverisë