"Aktivistët" e shoqërisë civile denoncojnë dhunën që sipas tyre është ushtruar nga efektivët e Policisë Bashkiake.
Gjatë orëve të mbrëmjes, ambulanca ka marrë me urgjencë një vajzë, e cila sipas aktivistëve është dhunuar me shkelma në bark nga një civil, që sipas tyre është polic bashkiak. Gjendja shëndetësore e aktivistes Rezearta Caushaj, është e rëndë, konfirmojnë për Shqiptarja.com pjesëtarë të saj.
Më herët, në një postim në rrjetin social Facebook, vetë aktivistja Caushaj, shkruan se policia bashkiake ka “sulmuar vendqëndrimin e aktivistëve duke hequr zvarrë plastmasët dhe batanijet pa asnjë paralajmërim”.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com