Aktivistet kanë mbajtur sot një protestë për 8 mars, ku kanë kërkuar më shumë të drejta për vajzat dhe gratë. Ato thonë se sistemi i drejtësisë ka dështuar për të mbrojtur gratë nga vrasjet, teksa përmendën rastin e fundit që Dan Hutra vrau tre gra.
“E kemi çdo ditë kryengritje ndaj dhunës, grat e Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Gjirokastër, Elbasanit, Kamzës, rezistojnë dhe vazhdojnë përditë ngrijnë krye ndaj dhunës, nga kuzhina deri në dhomën e gjumit, nëpër rrugë, nëpër shkollë, nga shtëpia e babës e deri në shtëpinë e burrit. Po na i marrin të dashurat tona, edhe pse vrasjet e tyre janë të paralajmëruar për shtetin, policinë e gjykatat. Jemi lodhur duke jetuar në një shoqëri ku caktua nuk janë të sigurta, sistemi ligjor ka dështuar të na mbrojë, Sot ne qëndrojmë në solidaritet duke i kthyer sytë nga vetja, njëra tjetra, ekzistenca e të ciklave e mban shtetin në këmbë, e shoqërinë në lëvizje. Sot në këtë 8 mars e bërtasim zemëratën tonë në rrugë e përballë çdo strukture shoqërore për të marrë veprime konkrete për mbrojtjen e grave. Kërkojmë drejtësi për gratë e vrara, rishikim të kodit penal, më shumë strehimore shtetërore, shërbime këshillimi dhe ligjore falas”, tha një vajzë nga Kolektivi feminist.
“Drejtësi për Ayo. Vrasësi i saj endet i lirë nëpër rrugë. Zemërimi im mban emrin e të gjitha grave punëtore që skllavërohen në fasoneri, zemërimi im mban emrin e grave me aftësi të kufizuara që marrin ndihmë ekonomike qesharake, që s’iu del as për të mbijetuar që janë të ngujuara në shtëpi për shkak të mungesës së infrastrukturës, zemërimi im mban emrin egrave lesbike, biseksuale që u mohohet njohja ligjore, e drejta për të dashuruar dhe jetuar me dinjitet, zemërimi i mban emrin e çdo vajze që rritet me idenë se është pronë e burrit, babës e më pas e vëllait,. Sot nuk jam vetëm unë të zemëruara, sot jemi të gjitha të zemëruara dhe kur jemi të gjitha bashkë zemërimi ynë kthehet në forcë”, tha Xheni Karaj.
Lajmi kryesor: