Aktivisti Arben Kola, i vetëshpallur edhe si një nga nismëtarët e protestës, ironizoi ata që presin reformimin e PD nga Sali Berisha. Pak ditë më parë, Kola tha se vjen nga familje demokratësh, por tani rendit si arritje ‘shërimin’ e të vëllait nga berishizmi, ndërsa u uroi të njëjtën gjë të pranishmëve.
“Demokratët që kërkojnë reformim nga dikush që duhet të ishte në pension duke shijuar pensionin, Zoti pastë mëshirë dhe ju kthjelloftë! Ajo që kam arritur me këtë tubim, vëllai i i madh ka qenë me sëmundjen e berishizmit dhe është shëruar, kështu që uroj edhe demokratët e tjerë të çlirohen nga sindroma e Stokholmit! A e kuptoni që kulti i individit është sëmundje? Është sëmundje që ka kapluar popullin shqiptar!”, tha aktivisti.
Lajmi kryesor:
Dita e 18 e protestës për Zvërnecin, mikrofoni 'u dorëzohet' pensionistëve! Rikthejnë 'flamingot' dhe bëjnë paradë, bashkohet edhe tufa e dhive








