Aktivisti Dritan Alsela ka bërë një reagim në rrjetet sociale për deputetin Agron Shehaj, të cilin e konsideron ‘kalë Troje’ nga sistemi politik për protestat kundër qeverisë.
Alsela e konsideron drejtuesin e partisë Mundësia një njeri të dyshimtë, të cilin e krahason me Sali Berishën. Për këtë të fundit, kujton sesi u vodhi shqiptarëve ëndrrën europiane në vitet ’90 dhe e njëjta situatë po përsëritet me Shehajn. Ai u kërkon me ngulm protestuesve të distancohen prej tij dhe prej çdo fytyre tjetër të dyshimtë.
“Sali Berisha ishte ai që na vodhi ëndrrën tonë për një Shqipëri europiane në ‘90. Tani na ka dalë një Berishë tjetër, kemi të njëjtin sistem, Sali Berishën dhe Edi Ramën që janë të sistemit të vjetër që duan të çojnë deri në fund planin për grabitjen e tokave shqiptare, ndaj na kanë ofruar një njeri të dyshimtë që ta pranojmë në krye, një njeri krejt të dyshimtë si Agron Shehaj, i cili vetofrohet në protestë dhe po përpiqet ta shfrytëzojë protestën jo për qëllimet e tij, por për ata që e kanë vendosur. Agron Shehaj është kalë i Trojës së sistemit. Agron Shehaj i shërben vetëm sistemit të përfaqësuar nga Sali Berisha dhe Edi Rama. Rrijini lart një fytyre të dyshimtë si Agron Shehaj. U lutem të gjithë protestuesve të gjithë ata që kanë dalë në protestë, t’i rrinë larg një fytyre të dyshimtë si Agron Shehaj. Distancohuni prej tij. Koha ta pastrojmë vendin nga njerëzit e dyshimtë”, thotë Dritan Sela.
Komente










