Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje
kthehet në paraburgim
Lëvizja Vetëvendosje njofton se aktivisti Atdhe Arifi është kthyer në paraburgim nga vuajtja e masës së arrestit shtëpiak.
Lëvizja Vetëvendosje njofton se aktivisti Atdhe Arifi është kthyer në paraburgim nga vuajtja e masës së arrestit shtëpiak.
“Edhe një herë, policia ka vendosur që të tregohet e padrejtë e agresive me aktivistët e zellshëm. Atdheut që ka 11 muaj duke u privuar prej lirisë, i është caktuar masa e paraburgimit deri më 25 shtator.
“Sot, policia e ka marrë atë në shtëpi, për ta dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me arsyetimin se nuk e ka zbatuar masën e arrestit shtëpiak. Bëhet fjalë për datën 6 korrik, kur Atdheu kishte provim në degën e Arkitekturës, në lëndën ‘Organizimi dhe teknikat e ndërtimit’. Ky provim i paraparë për datën 5 korrik, ishte shtyrë për një ditë, me datë 6. Për këtë provim, që Atdheu e ka kaluar me sukses, ekzistojnë edhe dëshmi për shtyrjen me datën 6 korrik”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Sipas VV-së Atdheu ka mbajtur 3 muaj paraburgim dhe nëntë të tjerë arrest shtëpiak për asnjë faj.
“Të gjitha këto vuajtje të padrejta të Atdheut e tre bashkaktivistëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në arrest shtëpiak, ia detyrojmë këtij pushteti kriminal. Ne e dimë që ky pushtet e kalon kohën duke ideuar dhe ekzekutuar planet për akuza ndaj VETËVENDOSJE! dhe këtë kohë është duke u marrë me Atdhe Arifin, Adea Batushën, Egzon Halitin e Frashër Krasniqin. Sa herë që legjitimiteti i këtij pushteti bie, shpërfaqja e egërsisë me aktivistët e Lëvizjes rritet. Tash që PDK ka humbur në zgjedhje, njerëzit e zyrave të PDK-së i akuzuan këta katër aktivistë të pafajshëm me akuza të montuara. Në harmoni me akuzat e PDK-së, në kohën e njëjtë u janë refuzuar edhe lejet edhe për çështje shëndetësore për këta aktivist si për t’u vërtetuar edhe publikisht që po mbahen aty nëpërmjet montimit të procesit absurd”, thuhet në njoftimin e VV-së. / telegrafi
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.6%
-
Nuk lëviz
34.3%
Vota total: 3103
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Jahti i Steve Jobs përplaset me jahtin e miliarderit meksikan në Napoli
8 Gusht, 18:08
-
Spahiu: Nëse Kurti pengon projektin 'franko-gjerman', para se Trump të vijë në pushtet, rrezik për Kosovën
8 Gusht, 18:01
-
Vrasja e ndodhur në 2010 në Gjermani! Shqiptari arrestohet pas 14 vitesh në aeroportin e Roterdamit
8 Gusht, 17:58
-
Ironia e Spahiut: Pse opozita nuk protestoi sot para Bashkisë Himarë, por në Bashkinë e Tiranës?
8 Gusht, 17:53
-
Spahiu thirrje Edi Ramës: Mos e betonizo Dhërmiun dhe Himarën, si Berisha 'Shkëmbin e Kavajës'
8 Gusht, 17:48
-
Spahiu: Protestat me 50 veta të dështuara para Bashkisë, po rrisin politikisht profilin e Erion Velisë
8 Gusht, 17:39
-
Të shpresosh tek fitorja, se ata që urrejnë Ramën, janë më shumë se ata që urrejnë Berishën
8 Gusht, 17:39
-
Ja pse duhet të mendoheni dy herë, para se të pini ujë nga shishet plastike
8 Gusht, 17:35
-
Ligji i ri i ‘Diplomacisë’! Mandati i ambasadorit 4 vjet, futet për herë të parë ‘Akademia Diplomatike’
8 Gusht, 17:31
-
A s’të vjen marre? Stresit nuk i del e keqja ndaj ministres së Drejtësisë në Kosovë
8 Gusht, 17:18
-
‘Leje unike!’ Shërbime të reja në e-Albania për punësimin e të huajve
8 Gusht, 17:09
-
Vrasja në azilin privat në Tiranë, arrestohen 2 infermieret e turnit, nuk kallëzuan ngjarjen
8 Gusht, 17:08