Aktivistja e LGBT-së, Xheni Karaj flet pas sulmit në Beograd: Askush nuk e ndal luftën tonë për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë

Aktivistja e LGBT-së, Xheni Karaj flet pas sulmit në Beograd: Askush nuk e ndal luftën tonë për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë

Aktivistja Xheni Karaj

Pas sulmit të aktivistëve shqiptarë të cilët ishin në mbështetje të komunitetit LGBT në Beograd, ku morën pjesë në ‘Euro Pride’, kanë ardhur edhe reagimet e disa prej organizatorëve që morën pjesë.

Aktivistja dhe drejtuesja e Aleancës LGBT, Xheni Karaj e cila ishte në grupin që u dhunua në një reagim në rrjetet sociale tha se dhuna do të ishte e shmangshme nëse policia serbe do të bënte punën e saj.

Më tej Karaj thotë se “Pavaresisht kesaj ne dje pame me syte tane se sa e veshtire eshte te jesh vetvetja ne nje vend ku dhuna eshte sistemike, eshte pjese e kultures politike dhe normalizohet nga qarqe esktremiste deri ne qeveri. 

‘Dhuna qe pesuam dje ne Beograd ishte e shmangshme nese policia do te kishte bere punen e saj. Pavaresisht kesaj ne dje pame me syte tane se sa e veshtire eshte te jesh vetvetja ne nje vend ku dhuna eshte sistemike, eshte pjese e kultures politike dhe normalizohet nga qarqe esktremiste deri ne qeveri. Dje kuptuam rendesine e solidarizimit me njeri tjetrin, rendesine e planifikimit ne menyre realiste dhe rendesine per te qene strategjike ne betejen tone. Kjo parade dhe dhuna qe shoqeroi ate eshte nje mundesi per te reflektuar bashkarisht por ne kete reflektim disa vete kane me shume pergjegjesi se disa te tjere. Falenderoj nga thellesia e zemres te gjithe aktivistet qe na qendruan prane pas sulmit deri ne oret e vona te mengjesit. Parada eshte forma me e larte e ekzistences dhe rezistences. Askush nuk do ta ndali luften tone per nje shoqeri te drejte te barabarte dhe te lire per te gjithe.’- u shpreh ndër të tjera Karaj.

Ndërsa aktivisti Kristi Pinderi, e konsideron shëmtinë rreth ‘Europride’ si një gjykim të keq dhe të parandalueshëm nga organizatorët.

'Serbia është një vend i korruptuar i qeverisur nga një burrë autoritar i rrethuar nga një bandë oligarkësh. Ata të gjithë e urrejnë demokracinë, të drejtat e njeriut dhe aftësinë e njerëzve për të rezistuar. Serbia pra, është tamam si Shqipëria! Në vende të tilla, është detyrim moral për lëvizjen queer të refuzojë çdo flirt me ata që sundojnë vendin! Nuk mund të jesh në të njëjtën skenë me të ashtuquajturën kryeministre queer që është një populiste e krahut të djathtë, sepse duke e lejuar veten të shndërrohesh në një mjet të propagandës së tyre, po pamundëson të gjithë lëvizjen të bëjë ndonjë pretendim politik kuptimplotë. Unë e konsideroj shëmtinë rreth Europride-it të Beogradit, një gjykim të keq dhe të parandalueshëm nga organizatorët e tij. Dhe gjithashtu shpresoj që motrat dhe vëllezërit tanë në Beograd do të kërkojnë llogari nga udhëheqësit e tyre dhe do të ndërmarrin një reflektim serioz. Dhe shpresoj që vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë, të mbajnë shënime dhe të mos guxojnë kurrë të flirtojnë me pushtuesit e korruptuar të hapësirës politike.'- shkruan Pinderi.

Një grup prej 8 personash nga Shqipëria janë sulmuar fizikisht në Beograd, teksa po ktheheshin nga Parada e Krenarisë e organizuar nga LGBTI për në hotelin ku po qëndronin. Sulmuesit e tyre u identifikuan si ekstremistë serbë. Ata janë sulmuar 10 metra larg nga policia, e cila nuk ka ndërhyrë. Më vonë ka ndërhyrë një patrullë e policisë rrugore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sami: 20/09/2022 13:20

    Viktima profesioniste! Shkojne e krruajne vete deri ne Serbi, qe te vijne dhe te fitojne pike simpatie nga delet e hutuara te Netflixit.

    Përgjigju
  • Or tej: 20/09/2022 09:11

    Suksese zj. Karja per guximin qe ka per tu shprehur haptas si dhe per te mbajtur mbiemrin qe ka.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje